Topalli: Partia jonë është e plagosur, kemi para një opozitë ekzistenciale. Duhet të dalim nga trauma dhe hutimi

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipëris, Jozefina Topalli ka folur në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga Komisioni I Rithemelimit.

Në fjalën e saj ajo tha se PD-ja është e plagosur dhe se duhet të dalim nga trauma dhe hutimi. 

Ajo tha se kemi një opozitë ekzistenciale, ndërkohë shtoi se PD mund të vendosë shpresën para frikës. 

Jozefina Topalli: Partia jonë sot është e plagosur, dhe ne duhet të dalim nga trauma dhe hutimi. Ne kemi një instikt por jo argumentimin se çdo do të thotë të jesh demokrat. Ndaj një debat i madh për demokracinë është i rëndësishëm edhe pas Kuvendit. Ajo që ndodh në klasën tonë politike është dëshmi e saj. Vazhdojmë të kemi para një opozitë ekzistenciale për opozitën dhe pluralizmin, por ne mund të vendosim shpresën para frikës, por ama duhet të jemi të vërtetë. Sa herë kemi qenë të vërtetë shqiptarët na kanë besu. Besimi nuk fitohet me forcë e me deklarata por me vepra e nga e vërtetat.