Nis Kuvendi Kombëtar, Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj ‘tradhtojnë’ Bashën, bashkohen me Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2022, 11:03
Ka nisur Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.
Kuvendit i janë bashkuar edhe mbështetësit e Lulzim Bashës, deputetja Ina Zhupa dhe deputeti Kasem Mahmutaj.
Po ashtu janë rikthyer edhe personalitete të larguar nga PD, nga Basha. Sot në Kuvend kanë marrë pjesë edhe Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, Arben Imami, dhe Myslim Murrizi.
Në Kuvend janë 1800 delegatë, të cilët do të votojnë 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Në këtë Kuvend, priten të bëhen ndryshime në statut, ndërkohë që do të propozohet edhe data 22 maj për zgjedhjen e kryetarit të PD-së.
