"Nëse i ke këllqet bëje një opozitë të fortë dhe proamerikane" Murrizi thumbon Alibeaj pas takimit me amerikanët

Myslim Murrizi ka marrë pjesë ditën e sotme në kuvendin Kombëtar të Partisë demokratike.

Ai kandidoi si kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike pas një kohe shkëputje pas djegjes së mandateve të deputetit nga Partia Demokratike.

Duke ju referuar deklaratës së djeshme të Alibeajt u shpreh: "Dëgjova dje deklaratën e Alibeajt që thoshte Amerikanët më këshilluan që të bëj një opozitë të fortë dhe proamerikane. Nëse i ka këllqet le ta bëjë nuk e pengon kush".

Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, dhe nenkryetarja Jorida Tabaku, mbështetës të Bashës nuk i janë bashkuar Kuvendit Kombëtar të PD.

Në një intervistë për News 24,  ai u shpreh se është kthyer në partinë ku ka kontribuar për 29 vjet.

Murrizi: Rikthimi suprizë do të ishte po të kisha shkuar tek PS-ja, siç jo pak gjatë këtyre 30 vjetëve kanë kapërcyer Ylberin. Unë jam rikthyer në atë parti që kam kontribuar prej 29 vitesh dhe nuk kam ikur për kapriço apo për teko, por grupi që sot mban vulën më përjashtoi për një vendim që më pas të gjitha palët kanë thënë që ka qenë një gabim drastik i Partisë Demokratike, si djegia e mandateve dhe falja në tavolinë e 60 Bashkive kështu që unë jam ardh në shtëpinë time.

Përsa i përket të ardhmes së tij në Partinë Demokratike ai u shpreh, se ka shkuar për të dhënë jo për të marrë.

Murrizi ka qenë dy herë deputet i PD, dy herë në opozitë dhe nuk kam qenë pjesë e pushtetit 2005-2013.