Ngrihet Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar, kryetar Belind Këlliçi

Është prezantuar Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Anëtarët e Komisionit do të jenë:

-Albana Vokshi

-Edmond Spaho

-Ervin  Minarolli

-Ivi Kaso

-Belind Këlliçi. 

Kryetar për Komisionin e Drejtimit të Kuvendit do të jetë Belind Këlliçi.

Po ashtu është prezantuar edhe Sekretariati i Kuvendit, i cili do të drejtohet nga:

-Ledio Nuraj

-Minushe Lazaj

-Nada Daullja.

 

Në Kuvend janë 1800 delegatë, të cilët do të votojnë 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Në këtë Kuvend, priten të bëhen ndryshime në statut, ndërkohë që do të propozohet edhe data 22 maj për zgjedhjen e kryetarit të PD-së.

Kuvendit i janë bashkuar edhe mbështetësit e Lulzim Bashës, deputetja Ina zhupa dhe deputeti Kasem Mahmutaj.

Po ashtu janë rikthyer edhe personalitete të larguar nga PD, nga Basha. Sot në Kuvend kanë marrë pjesë edhe Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, Arben Imami, dhe Myslim Murrizi.