Fier: I parkuan makinën para shtëpisë së tij, qëllon me automatik
Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 30 vjeçarin Martin Canga, i cili mbrëmjen e të premtes, 30 prill 2022, qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, ku i riu ka qëlluar me armë pas konfliktit me shtetasin Mane Senka.
Objektiv i të shtënave ka qenë automjeti tip "Ford" në pronësi të 64 vjeçarit Senka 64 vjeç, i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.
Ai ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes pavarësisht tentativës së Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupeve të FNSH për ta vënë në pranga.
Pronari i i automjetit të dëmtuar tregoi detaje nga ngjarja.
Mane Senka: "Dola në verandën e shtëpisë, pashë që po qëllohej makina me kallashnikov. I foli çuni xhaxhait. Autori shau, gjuajti më tepër dhe e drejtoi automatikun drejt nesh. Qëlloj drejt nesh me automatik. Plumbi kaloi mbi soletën e xhaxhait. Nuk kemi pasur asnjë lloj konflikti. Ai ka qëlluar mbi 7 - 8 plumba ".
Dëshmitare e ngjarjes ka qenë edhe bashkëshortja e pronarit të automjetit e cila thotë se në zonë, autori i ngjarjes njihet si problematik.
"Ai e goditi makinën dhe tha: "Pse e parkon makinën tek dera ime". Fishekun dhe pumbat u ngjitën lart tek shpia. U ndjemë të rrezikuar. Kam dy fëmijë. Ishte dhe burri dhe kurshëriri i burrit. Familjarët thonë që pi, po se pi se jo unë smund të them gjë. Në lagje nuk është ndjerë. Neve nuk na ka ngacmuar."
Pronari i mjetit të dëmtuar nga të shtënat thotë se ndjehet i rrezikuar dhe se ka bërë denoncim duke kërkuar mbrojtje në polici.


