Biberaj: BE nuk na hap negociatat sepse nuk kemi plotësuar kushtet, shteti i kapur nga mafia
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj u shpreh se për negociata nuk ka asgjë të re sepse vendi ynë nuk ka asnjë avancim.
Sipas tij, fjalët që thotë Rama për këtë proces si i penguar nga jashtë janë një fasadë dhe se BE-ja nuk na fus në union sepse nuk kemi plotësuar kushtet.
Biberaj: Për negociata nuk ka asgjë të re sepse vendi ynë nuk ka asnjë avancim sepse është zhytur në korrupsion dhe krim. Prandaj nuk hapen negociatat. Pjesa jo Maqedonia, jo bullgaria janë në fasadë. Edhe fjalët e bukura për reforma janë fasadë. BE nuk na pranon sepse nuk kemi plotësuar asnjë kusht dhe kriter. Ka plot 9 vite që qeveria ka dështuar në këtë proces dhe në krye të këtij dështimi është Rama që monologon me veten.
Shqetësimi më i madh për një pozicionim pro rus nuk është shqiptar dhe politik, por fakti që mafia është bërë njësh me politikën duke pastruar milionë euro. Këta kanë tentakulat në të gjithë pushtetin dhe kreu i saj është Edi Rama. Evropa ka pasur probleme me grupet e mafies, por asnjëherë nuk kanë qenë njësh me politikën, por në këtë rast Edi Rama është njësh me ta. Këtë duhet ta thotë hapur BE, sepse ne nuk kemi një orientim rus, kemi qenë gjithmonë perëndimor, por mafie është bashkua me politikën.
Biberaj shtoi se Rusët që vijnë për pushime në vendin tonë nuk janë për tu paragjykuar, ndërsa shtoi se do t sjellin të ardhura për turizmin.
Biberaj: Rusët që vijnë për pushime në vendin tonë nuk janë për tu paragjykuar. Rusët janë ata që janë dhe ata janë mësuar që të kenë një Putin apo një Stalin dhe ky është një problem i tyre. Ata si turistë mund të sjellin të ardhura të shumta për vendin tonë. Ndërsa agjentët rusë i ke në qeveri, parlamentar e gjithë andej. E ka thënë Milloshoviç se dikur janë dhënë mbi 20 milioinë dollarë për sjelljen e agjentëve të huaj.

