Suedia e kërkonte për mashtrim, arrestohet në Kukës 25-vjeçari

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Suedia, për veprën penale "Mashtrimi" është arrestuar në Kukës.

Sipas policisë, u bë arrestimi  provizor i shtetasit A. A., 25 vjeç, rezident në Suedi.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Suedisë, pasi Gjykata e Jonkoping Suedi, me vendimin e datës 23.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese suedeze, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Suedisë.