Donfried e Escobar në Tiranë, takojnë Ramën dhe Alibeajn, shmangin Berishën dhe Presidentin

Zëvendës sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane, Karen Donfried dhe vartësi i saj, Gabriel Escobar mbërrijnë sot në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin Rama lidhur me krizën në Ukrainë dhe integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Njësoj siç bëri Escobar përpara Kuvendit të 11 dhjetorit të udhëhequr nga Sali Berisha, edhe Donfried do të shmangë ish-kryeministrin dhe Partinë Demokratike të drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe do të takohet me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.

Mësohet se nesër në orën 09:00 zyrtarët amerikanë do të takojnë kryeministrin Edi Rama ndërsa në orën 10:15 minuta do të jetë takimi me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.

Ky takim do të mbahet në kryesinë e PD-së

Zyrtarët përsëri do të shmangin një takim me presidentin e Republikës Ilir Meta.

Vizita e diplomatëve në vendin tonë vjen pasi ata u takuan me krerët e shteteve në Serbi dhe Kosovë.