Kush është telefonata e parë që bëni në mëngjes? Vox Pop: Sa zgjohem dua të komunikoj vetëm me Taulant Ballën

Kush është telefonata e parë që bëni në mëngjes? Kjo ishte tema e rubrikës Vox pop sot me Enkin në RTV Ora. Shumica e qytetarëve thonë se kontaktojnë njerëzit e tyre të dashur, e ndërsa një prej mesazheve ishte se qytetari dëshiron të kontaktojë me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ndiqni përgjigjet e qytetarëve 

"Nuk flas me asnjë pa pirë kafen."

"Nuk kam kujt t'i shkruaj, familjen e kam afër se me këta jetoj."

"Dua të flas me ish të dashurën time, por ajo më ka bërë bllok."

"Goca."

"I them gjithmonë djalit tim i cili është shumë i mbrapshtë dhe mezi zgjohet në mëngjes. E zgjoj me vjershën çufo-çufo u gjumash."

"Gruan time, kë do kontaktoj. Në telefon po pata kërkesë, çfarë del. Ka probleme pune. Fëmijët i kam në shtëpi."

"Marr gjithmonë arushin tim, të paktën e kujtoj unë se ai nuk bëhet fjalë të më kuptojë ndonjëherë."

"Unë sa zgjohem dua të komunikoj vetëm me Taulant Ballën."

"S'marr njeri, i kam në shtëpi njerëzit."

"Nuk marr asnjë se asnjë nuk më merr mua. Kam filluar të zbatoj kush më merr, e marr."

"Unë marr vetëm mamin tim. Mezi pres që ët flas se si është zgjuar ajo."

"Unë i shkruaj të dashurës."

"Unë nuk marr asnjë sepse më kanë braktisur të gjithë. Por kur më shohin më duan shumë."

"I vetmi person që marr është e fejuara ime që nuk jeton me mua sepse familja ime do traditat e 90. Familja e saj do të bëjë dasmë, po unë nuk i kam kushtet për dasmë. Ne jemi të fejuar dhe nuk e lënë të vijë te shtëpia ime."

"Unë marr dashnoren dhe i them që nuk kam fjetur me gruan mbrëmë dhe gjithmonë e mashtroj."