Skandal në Fushë-Bulqizë, uji i pijshëm në një vend me ujërat e zeza

Fshatrat e Fushë-Bulqizës po përballen prej vitesh me problemin e ujit të pijshëm. Banorët denoncojnë mungesën e investimeve nga bashkia, pasi thonë se uji i pijshëm kalon në një vend me ujërat e ndotura.

Banorët e fshatrave të Fushë-Bulqizës po përballen me ndotjen e ujit të pijshëm për shkak se ai kalon në të njëjtin vend me ujërat e ndotura.

Mijëra banorë në këtë zonë pinë ujë të pakontrolluar pasi tubat kalojnë në të njëjtin kanal të hapur me ujërat e ndotura.

Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë, e cila mund tu sjellë atyre sëmundje të ndryshme.

“Siç  e shikoni tubat janë të varur në mur. Prishen, bien në vijë, ndotet uji pijshëm.”

“Më problem s’ka më. Ndotet uji i pijshëm”.

Skandal në Fushë-Bulqizë, uji i pijshëm në një

 

Ata thonë se Bashkia e Bulqizësnuk ka bërëasnjëinvestimpërpërmirësimin e situatës.

“Këtu nu është bërë asnjë lloj investimi. Ka pasur premtime se do i fusin tubat në tokë por...”

“Ka 30 vite as rrugë të shtruara as asgjë.”

Nga ana tjetër, banorët e Fushë Bulqizës shprehen se vazhdimisht marrim premtime në fushata elektorale nga kandidatët për Kryetar Bashkie, porsa marrin detyrën nuk duken më në fshat.

“Pa fushata s’bëjnë punë këto. Vijnë në fushata e ikin"

Ujësjellësi i ri për fshatrat e Fushë- Bulqizës është një premtim i çdo fushate elektorale, por deri më tani puna nuk është bërë kurrë.