Gjykata pranoi ankimin e Alibeajt, Berisha: Akt që tejkalon çdo imagjinatë, asgjë nuk e ndal revolucionin

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka reaguar sërish në lidhje me pranimin e ankimit të Enkeljed Alibeajt nga ana e Gjykatës, për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se vendimi i gjykatëses për të marrë në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, tejkalon çdo imagjinatë. 

Sipas liderit historik të PD-së, gjykatësja ka qenë nën presion, ndërsa shtoi se me vprimin që bëri shkroi aktin më të shëmtuar në CV-së 

Ndërkohë Berisha shtoi se pavarësisht përpjekjeve revulucionin që po ndodh nuk e ndal asgjë.

Sali Berisha: Ka një dëshmi, asgjë nuk mund të pengojë  PD, në rrugën e saj si forcë politike e vërtetët opozitare dhe ky zhvillim i sotëm dëshmon këtë.

Ky është një revolucion. Keni parë këto kohë një rënie të valës, por nuk ka qenë rënie, por angazhim total i këtyre burrave dhe gare në procesin zgjedhor të PD, këta jane sot në këmbë. Një gjykatëse vendosi dje të shkruaj ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon çdo imagjinatë, në një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e karakterin nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse nuk ka pranuar ankesën tonë. Ajo shkroi ligjin në aktin më të shëmtuar të CV-së të saj. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.

Gjykata e Apelit ka njoftuar dje se ka marrë në shqyrtim statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, vendim i cili u ankimua nga Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese.

Tashmë beteja e PD-së do zhvillohet në gjykatën e Apelit