Video/ Shikoni se si fluturojnë karriget nga era e fortë në Vlorë

Moti i keq dhe era e fortë kanë përfshirë prej disa ditësh në vendin tonë.

Ndeërkohë së fundmi gazetari i Ora News, Edi Ruçi, ka siguruar pamjet nga nga kamerat e sigurisë të një prej njësive hoteliere në plazhin e vjetër në Vlorë.

Në video tregohet qartë sesi fluturojnë karriget nga era e fortë e cila ishte prezente ditën e djeshme përgjatë gjithë ditës në qytet.

Ditën e djeshme si pasojë e motit të keq një traget me 77 pasagjerë brenda qëndroi për dy orë në det të hapur pasi nuk ankorohej dot në portin e Vlorës.

Trageti vinte nga Brindisi i Italisë.