Lungomarja në Vlorë nuk po përfundon

Projekti madhor i Lungomare 2 i projektuar si vazhdimi Lungomares, projekt i cili fillon nga fushat e sportit ne ujin e ftohtë dhe përfundon tek tuneli po ecën me ritme mjaft të ngadalta, kontrata u lidh në nëntor të 2019 ndërsa duhet të përfundonte për 18 muaj, por deri më tani kanë kaluar plotë 30 muaj dhe puna nuk është kryer.

Pas përfundimit të projektit të Lungomares në Vlorë, qeveria e kryesuar nga Edi Rama dha lajmin se kishte në plan të investonte në një tjetër projekt madhor në Jug të quajtur “Lungomare 2”.

Pas procedurave standarde, kontrata u lidh në fillim të nëntorit të 2019, me një afat prej 18 muajsh.

Por kanë kaluar 30 muaj që nga data e nisjes së punimeve dhe 12 muaj që nga mbarimi i afateve dhe Lungomarja që fillon nga fushat e sportit ne ujin e ftohtë dhe përfundon tek tuneli nuk ka përfunduar.

Kantieri është i hapur, por punimet po ecin me ritme mjaft të ngadalta.

Qytetarët e Vlorës shprehen skeptikë, dhe të zhgënjyer me këtë situatë

“Nuk bëhet, këta punojnë një ditë dhe 10 ditë s’punojë”

“Është prishur natyra dhe është bërë një grumbull betoni”

“Sikur s’do mbaroj kurrë. Ritmi është shumë i avasht. Ose është para e madhe ose...”

“Kur vjen ai i gjati lëvizin.”

Edhe pse ishte parashikuar se sezoni i kaluar do e gjente Vlorën me lungomare të re, ai premtim jo vetëm që nuk është mbajtur por as për këtë sezon projekti nuk do të jetë gati.

Proejkti kap vlerën e 385 milionë lekësh ndërsa ende nuk ka një datë se kur ai do të jetë gati.