Ministrja e Arsimit shpall thirrjen për drejtorin e Sistemit Parauniversitar

Drejtuesi me i lartë i arsimit parauniversitar në Shqipëri do të zgjidhet përmes konkurrimit. Ministrja e arsimit Evis Kushi ka theksuar se shkak për zgjedhjen është bërë kërkesa për një impuls të ri.

“Për shkak të nevojës për energji të reja, ritme të reja më të shpejta, ne kemi shpallur sot thirrjen për drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.”- tha ajo.

Madje ajo ka bërë të ditur edhe disa prej kritereve.

“Që janë sprovuar me profesionalizmin e tyre, që kanë pasion, janë të ftuar të aplikojnë."

Deklaratën Kushi e ka bërë në takimin e organizuar me drejtues të institucioneve arsimore nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë pasur rezultatet më të mira në maturën shtetërore