Zhduket 34-vjeçari në Tiranë, gjyshja e kallëzon në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2022, 13:09
Një 34-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga banesa e tij.
Ka qenë gjyshja e tij e cila e ka denoncuar zhdukjen e tij në polici, ndërkohë që kjo e fundit ka nisur kërkimet për ta gjetur.
“Më datë 22.04.2022, shtetasja V. M., 52 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, nipi i saj, shtetasi E. T., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.”-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
