“Vullnetarizmi nuk njeh moshë", nxënësit mesazhe solidarizuese nëpërmjet pikturave
“Vullnetarizmi nuk njeh moshë”. Kjo është motoja që bëri bashkë të gjitha shkollat 9 vjeçare të Tiranës në një konkurs pikture ku nuk munguan ethet dhe emocionet gjatë ndarjes së çmimeve. Kjo nismë u organizua nga kryqi i kuq që tashmë është kthyer në një traditë që nuk do të ndalet."
450 punime nga nxënës të 50 shkollave të kryeqyteti u promovuan në kryqin e kuq dega Tiranë.
Nxënësit nga shkolla të ndryshme treguan se për punimet e tyre janë frymëzuar kryesisht nga situata në Ukrainë.
“Me këtë pikturë kam dashur të shpreh se si të gjithë mjekët janë në krye të detyrës për të kontribuar te çdo person që ka nevojë dhe kryesisht dhe te lufta që po ndodh sot."
“Jam munduar të bëjë një zemër me plastelina dhe flutura që simbolizojnë paqen për Ukrainën”.
Motoja që i bëri bashkë të gjitha shkollat 9 vjeçare të Tiranës ishte me temë “Vullnetarizmi nuk njeh moshë” nisëm kjo e përvitshme e kryqit të kuq.
“Eshtë një nismë dhe iniciativë që kryqi i kuq shqiptar, dega e Tiranës e bën çdo vit. Më vjen mirë që kjo traditë nuk u ndal me të gjithë problematikat që patëm dy vitet e kaluara.
Gajtë këtij aktiviteti kryqi i kuq shpërndau dhe dhurata për pikturat më të bukura ku nuk munguan dhe emocionet e nxënësve .
Të ardhurat nga këto piktura do të shkojnë për familjet të cilat janë në vështirësi ekonomike.

