Durrës: Sherr me thika mes adoleshentëve, në Thumanë kosovarit me makinë i dalin para dhe e kanosin

Dy incidente të dhunshme ku të rinjtë janë personazhe janë regjistruar në 24 orët e fundit në qytetin e Durrësit, informon policia.

Një 19 vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me mjet prerë bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen 15 të qytetit të Durrësit.

Ndërkohë një adoleshent është shpallur në kërkim pasi po me mjet prerës ka dëmtuar lehtë 2 të rinj, përkatësisht 20 dhe 23 vjeç.

Në aksin Thumanë – Fushë Krujë, një person ende I paidentifikuar për motive të dobëta ka kanosur shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kosovë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Policia po punon për identifikimin e tij.