Berisha voton kryetarët: Zgjedhjet në PD po vendosin opozitën e vërtetë
14 kryetarë të degëve në tiranë dhe rrethe janë votuar nga anëtarët e PD. ish kreu i selisë blu pasi votoi për njësinë dy, theksoi se ky proces po kthen opozitën e vërtetë.
“Asgjë nuk mund të pengoj PD, në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare”
Të padrejtë e konsideroi edhe vendimin e gjykatës që e ka çuar në apel debatin nëse vulën e PD do ta mbajë rithemelimi apo Alibeaj.
“Është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar, ankesën tonë, duke vlerësuar më parë se nuk ishim palë.”
Sipas Berishës qëndrimet e ambasadores Kim nuk janë ato të SHBA.
“Besoj se nuk ka pasur një shkelje më të rëndë, mbi vlerat e lirisë mbi të cilat qëndrojnë SHBA-të dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, parim i vendit të saj të madh të lirisë."
Përballë medias b erisha theksoi se vota e anëtarëve po i jep fund sistemit të vendosur nga Basha
“Fundin e kryetarokracisë dhe presidenco-kracisë.”
Berisha theksoi se për shkak të votimeve të brendshme aksioni i opozitës nuk ka qenë ai i duhuri
