Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 31-vjeçari, sekuestrohet 1 kg kanabis

Një 31-vjeçar në Tiranë është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur me kanabis.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shetatasi H. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Mësohet se policia pas kontrolleve në makinën e të riut, kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Hide".-njofton policia.

Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e ndante atë dhe e shiste më pas në doza, në zonën e Laprakës dhe te Fusha e Aviacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.