Eksplozivë e dhunë ndaj policëve

Dy sulme të rënda kanë ndodhur ndaj policisë në orët e fundit në vendin tonë. Në Bulqizë 3 persona dhunuan 2 efektivë të policisë së rrugores, ndërsa në Durrës në dyqanin e një efektivi u vendos tritol.

Një person është arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim në Bulqizë pasi kanë dhunuar dy punonjës të policisë.

Indrit Losha 30-vjeç ra në pranga, ndërsa në kërkim u shpallën Alketo Stafa dhe Armand Dumani 22 dhe 30 vjeç. 

Policia njofton se efektivët e rrugores kanë ndaluar një mjet tip “Benz” i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ndërsa kanë kërkuar që shoferi Indrit Losha t’i nënshtrohet testit të alkoolit.

Eksplozivë e dhunë ndaj policëve

Pikërisht në këtë moment shoferi ka bërë rezistencë, dhe bashkë me ndihmën e pasagjerëve Stafa dhe Dumani kanë nsiur duke ushtruar dhunë ndaj dy punonjësve të policisë rrugore.

Efektivët kanë mundur që ta ndalojnë 30-vjeçarin Losha dhe ta arrestojnë, por pasagjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

Policët e dhunuar kanë marrë lëndime të ndryshme në trup, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër në Durrës ka shpërthyer një sasi tritoli në dyqanin e një efektivi të Forcave Shqiponja.

Ngjarja ndodhi në Katund të Ri ndërsa sasia e eksplozivit ndodhi nëdyanin e Hysen Gashit i cili në momentin e shpërthimit ishte në shërbim.

Burimet saktësuan se deri më tani po hetohet në pistën e sulmit për shkak të detyrës, por dhe në atë të konkurrencës për shkak të dyqanit.

Eksplozivë e dhunë ndaj policëve