Ndërhyrja e Kim në gjyqin e PD-së, Berisha: Shkelje e rëndë, do informojmë SHBA

Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhe me ndërhyrjen e ambasadores Yuri Kim në procesin gjyqësor të PD, ndërhyrje të cilën, vetë diplomatja e pranoi.

Në një deklaratë për mediat, pasi hodhi  votën për kryetar në degën nr,2 në Tiranë, Berisha u shpreh se kjo është një shkelje e rëndë e vlerave të demokracisë, ndërsa shtoi se për veprimet e Kim do informojnë me detaje SHBA-në.

 Sali Berisha. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë mbi të cilat qëndron SHBA. Nuk besoj se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të lirisë, ky është një akt individual, për të cilin ne do informojmë me hollësi SHBA.