Policia Rrugore lum gjobash në Tiranë, u tentua të korruptoheshin efektivë
Policia ka aktivizuar një numër të lartë pajisjesh teknologjike për të zbuluar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Në dhjetë ditë javë janë marrë më shumë se 22 mijë masa administrative.
Teksa në 17 raste drejtuesit e makinës kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e policisë, çka ka bërë që të shkojnë në për kallëzim në prokurori.
Për herë të parë nga Policia Rrugore e Tiranës është aplikuar testi i drogës ku është zbuluar një person nën efektin e drogave të forta.
Pavarësisht paralajmërimeve 66 individë janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, teksa 819 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Pajisja e re e leximit automatik të targave të mjeteve ka zbuluar 1563 automjete që ishin ndëshkuar më parë me disa masa administrative që varionin nga 3-7 masa por që nuk ishin paguar. Gjithashtu nga përdorimi i makinës inteligjente “Poliscan” janë vendosur 2153 masa për shpejtësi tej normave të lejuara. Disa nga drejtuesit e mjeteve janë evidentuar duke kryer 2 ose 3 shkelje njëherësh
Korrupsion
17 raste
Të dehur
66 raste
Shkelje
22739 raste

