Ideator i grabitjes së postës, si i shpëtoi policisë dy herë Elis Suçi. Më 3 Mars hapi zjarr ndaj patrullës

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 20-vjeçar i cili nën kërcënimin e një arme lodër arriti të vidhte një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare në Kamëz, dje më 18 prill.

Por bashkëpunëtori i tij arriti t'i shpëtonte për herë të dytë policisë.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Elis Suçi. Ai rezulton të jetë i njëjti person i cili më datën 3 mars qëlloi mbi policinë pasi këta të fundit kishin shkuar ta arrestonin.

Sipas policisë Suçi rezulton të jetë edhe personi që ka ideuar grabitjen në Postë.

Në të njëjtën zonë ku u grabit Posta, 30-vjeçari qëlloi mbi policinë dhe më pas u arratis.

Si ndodhi ngjarja

Suçi prej kohësh ishte shpallur në kërkim, por më 3 mars arriti t'i shpëtojë policisë pasi qëlloi me armë në ajër.

Elis Suçi banues në Kamëz po qëndronte pranë shkollës "Ibrahim Rugova" teksa policia kishte shkuar për ta arrestuar. Ai pikasi praninë e efektivëve dhe qëlloi duke u larguar pa lënë gjurmë. Fatmirësisht incidenti nuk shkaktoi pasoja për policët apo kalimtarët e rastit.

Elis Suçi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes, por sapo pa që policia u afrua në drejtim të tij ai qëlloi me armë zjarri dhe u largua duke i shpëtuar kështu syrit të policisë.

Edhe pse ishte i shpallur në kërkim i riu Elis Suçi lëvizte lirshëm në Kamëz, ndërsa policia arritur lokalizimin e tij por jo prangosjen të enjten e 3 marsit.