Kasapi: Policia nuk ka të dhëna të mjaftueshme për personat e shpallur në kërkim

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Julian Kasapi u shpreh se lista me 5 personat e publikuar nga policia nuk është ajo e personave më të kërkuar në Shqipëri.

Sipas tij, nëpërmjet këtyre listave duket se nuk ka një sistem të unifikuar të personave në kërkim dhe se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për ta.

Kasapi: Kjo nuk është lista e personave më të kërkuar në Shqipëri. Nëpërmjet këtyre listave duket se nuk ka një sistem të unifikuar të personave në kërkim.

Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për këta persona. Në gjithë botën jepen skeda të detajuara të personit. Nuk jepet një foto, por disa. Policia duhet të thotë se kush është personi më i kërkuar në Shqipëri.