Vdiq në vendin e punës, rrëzohet kamioni, humb jetën në Mallakastër 59-vjeçari

Vdekjet në vendin e punës janë kthyer në shqetësim në Shqipëri, ndërsa në më pak se një javë kanë humbur jetën 3 persona. Të martën në Fshatin Mollaj të Ballshit një 59-vjeçar humbi jetën pasi kamioni me të cilin punonte në një pikë grumbullimi inertesh u rrëzua duke i shkaktuar vdekjen atij.

Një 59-vjeçar humbi jetën në fshatin Mollaj të Ballshit mëngjesin e së martës, 19 prill si pasojë e një aksidenti në punë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pikë grumbullimi inertesh ku Fredi Metushi punonte.

Sipas informacioneve që vijnë nga vendi i ngjarjes Metushi humbi jetën pasi një kamion u përmbys duke e zënë poshtë atë.

Ende nuk dihen detajet e tjera të ngjarjes së rëndë ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plota detajet dhe shkaqet që kanë çuar në përmbysjen e kamionit, ku si pasojë gjeti vdekjen 59-vjeçari Fredi Metushi.

Në më pak se një javë në vendin tonë janë shënuar 3 aksidente me pasojë vdekjen në vendin e punës.

Me 15 prill në Durrës një 19 vjeçari i cili po punonte në prot  humbi jetën pasi vinçi i cili tërheq kontejnerët e ka përplasur duke i shkaktuar fraktura të shumta.

Në po të njëjtën ditë një 57 vjeçar i cili po punonte në një ndërtesë 2 katëshe në Kashar të Tiranës ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela.

Sa i përket aksidentit të ndodhur në Portin e Durrësit ndaj 3 punonjësve që ishin përgjegjës turni Gjykata e ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” këtë të martë, pasi sipas togave të zeza ata dyshohet të kenë kryer veprën penale të shkeljes së rregullave në punë.

Vdiq në vendin e punës, rrëzohet kamioni, humb jetën në
Foto e viktimës: Fredi Metushi