Kasapi: Policia të shpallë 50 më të kërkuarit në Shqipëri, të vendosë edhe shpërblimet përkatëse
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Julian Kasapi u shpreh se policia duhet të thotë se cilët janë 50 personat më të kërkuar në Shqipëri.
Ai tha se për 10 më të kërkuarit në vend duhet të përcaktojë edhe çmimet përkatëse, ashtu si në shumë vende të botës.
Kasapi: Ka presion për këta kërkuar. Kjo është A-ja që policia duhet të bëjë dhe duhet të thotë se cilët janë 50 personat më të kërkuar në Shqipëri. Për 10 më të kërkuarit në vend duhet të përcaktojë edhe çmimet përkatëse.
Po na del që krimi ka më shumë para dhe informacioni për ta nuk del asnjëherë dhe mbaron punë shpejt. Krimi të gjen më parë sesa policia ashtu si në rastin e Dumanit, që u trumbetuar si një rast i madh, por në fakt ishte rastësi. Shqiptarët duhet ta dijë se cilët janë më të rrezikshmit në Shqipëri.

