Mbyllen zgjedhjet në 6 degë të PD, ja kush janë kryetarët e rinj

Mbyllet numërimi i votave në 6 degët e PD-së ku u mbajt sot procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të degëve.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00.

Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se kryetarët e degëve të PD u shpallën si më poshtë:

1.     Dega Berat:

Morën pjesë në garë 4 kandidatë.

Fitues u shpall z. Shyqyri Dura me 46% të votave

 

2.     Dega Librazhd:

Morën pjesë në garë 3 kandidatë.

Fitues u shpall z. Ilirjan Alliu me 53% të votave

 

3.     Dega Prrenjas:

Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall z. Arjan Karriqi me 61% të votave

 

4.     Dega 1 Tiranë:

Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall z. Fetah Hasanaj me 76% të votave

 

5.     Dega 5 Tiranë:

Morën pjesë në garë 5 kandidatë.

Fitues u shpall z. Fatmir Myrta, me 47% të votave

 

6.     Dega 8 Tiranë:

Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall z. Gazmend Sallaku, me 64% të votave