Pipero: Jo të gjithë ata që janë në kërkim ndërkombëtar shpallen për publikun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2022, 22:03
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Inio Pipero nga Interpol Tirana u shpreh se jo të gjithë personat që janë në kërkim ndërkombëtar shpallen për publikut.
Ai tha se një gjë e tillë bëhet kjo pasi këta perona mund të lëvizin lirshëm duke mos qenë në dijeni se janë shpallur në kërkim dhe kjo e bën më të lehtë punën e policisë.
Pipero: Jo të gjithë personat që janë në kërkim ndërkombëtar shpallen për publikun. Kjo pasi këta perona mund të lëvizin lirshëm duke mos qenë në dijeni se janë shpallur në kërkim dhe kjo e bën më të lehtë punën e policisë lidhur me kapjen e tyre.

