Pipero: Nëse dikush nuk gjendet për 3 muaj atëherë shpallet në kërkim ndërkombëtar

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Inio Pipero nga Interpol Tirana u shpreh se persona në kërkim janë ata që kërkohen nga drejtësia, mund të kenë vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ai tha se fillimisht një person shpallet në kërkim kombëtar, nëse nuk gjendet brenda 3 muajsh shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Inio Pipero: Persona në kërkim janë ata që kërkohen nga drejtësia, mund të kenë vendim të formës së prerë nga gjykata. Fillimisht një person shpallet në kërkim kombëtar, nëse nuk gjendet brenda 3 muajsh shpallet në kërkim ndërkombëtar.