Cenaj i FAST: Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë në kërkim, por nuk mund të jap detaje
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Klodian Cenaj, shefi i njësisë FAST Albania u shpreh se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë në kërkim.
Ai tha se nuk mund të japë detaje nga kërkimi i tyre, por tha se përditshmëria e punës së këtij institucioni përfshin edhe këto verifikime.
Cenaj: Këta persona janë në kërkim. Detaje nuk mund të jap, por detaje për kapjen e këtyre personave është pjesë e punës tonë të përditshme. Bëhen verifikime të përditshmëri pasi është pjesë e punë në vazhdimësi.
Ka person që për shkak të aktiviteti të vjen një kërkesë nga FAST partner dhe mund të na e kërkojë tepër urgjente si kërkesë dhe kjo kërkon një kohë. Ne kemi marrëveshje me Italinë dhe kanë kërkesa urgjente që kanë kërkesa të lartë dhe ne angazhohemi për t’i kryer. Puna drejtohet nga disa specialistë.
