Kush harxhon më shumë se 700 kWh, paguan më shtrenjtë, Vox Pop: Po vdesim, ku të shkojë më keq!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar një vendim të qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kWh në muaj.

Por si e kanë pritur shqiptarët vendimin e qeverisë? Kjo ishte tema e rubrikës së sotme në Vox  Pop me Enkin në RTV Ora.

"E kam dëgjuar, po na mbysin bombat, domethënë u rritën ushqimet e shportës, tani u rrit çmimi i energjisë bombë tjetër është kjo. Unë e prisja, se ky shtet kur rrit çmimin e shportës normal që do e ngrinte, prit se do ngrenë ujin e të gjitha e me radhë. Do të na kthejnë si në kohën e vjetër do ngrohemi me dru."

"E ku të shkojmë më keq së kaq, ne po vdesim."

"Edhe këtë kishim mangët, na ka ardhur thika në fyt."

"Shumë mirë tua bëj shqiptarëve, sepse janë në gjumë."

"E kam dëgjuar,  budalla ca t'i bëj Ramës unë."

"Në Francë u rrit nafta 50 cent dhe u bënë tre muaj protesta, po shqiptarët, duke fjet gjumë."

"Varet nga konsumatori, unë e mbaj me nivel të ulët se skam të ardhura."

"Shumë lajm i gabuar është, të rrisë kapacitetin e hidrocentraleve"

"Poshtërsi s'ka më keq më, kush ta zgjidhi klasa punëtore, ta zgjidhi qeveria. Nuk ka më keq më e mora pensionin e lashë drita dhe ujë. Duhet tu bimë në qafë fëmijëve si në kohën e Enverit, rroftë Amerika."