Pipero: Nëse një person ka marrë azil në një shtet evropian ai vazhdon të jetë në kërkim, nuk hiqet nga lista

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Inio Pipero nga Interpol u shpreh se nëse një person ka marrë azil politik në një vend evropian, ai sërish vazhdon të jetë në kërkim.

Ai tha se kjo ndodh se ai mund të shkojë në një vend tjetër dhe mund të arrestohet atje me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Pipero: Nëse një person është azil në një shtet ai mund të lëvizi në një shtet tjetër dhe ky i fundit ndoshta nuk ia jep statusin e azilantit. Kështu që ne prandaj ne nuk i heqim nga kërkim ndërkombëtar sepse mund ta kalojë kufirin.

Kur ai shkon në shtetin tjetër sistemi gjeneron një alarm dhe ky person mund të arrestohet në shtetin belg për shembull ose në një shtet tjetër. Statusi i azilantit që ka marrë në një shtet tjetër nuk ndikon për ekstradimin e dikujt.