Qyno: Gugallja dhe Zoto në kërkim nga janari, është bërë ndonjë përpjekje për lokalizimin e tyre?

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno nga janari deri më sot janë publikuar foton e Stele Gugalljes dhe zoton dhe ata nuk janë akoma tek personat më të kërkuar.

Ai tha se këta duhet të jetë prioritet i policisë sepse janë publikuar edhe nga mediat dhe tha se nuk dihet nëse janë në kërkim ndërkombëtar.

Qyno: Ne nga janari deri më sot kemi publikuar foton e Stele Gugalljes dhe Zoton dhe ata nuk janë akoma tek personat më të kërkuar. Këta në foto kanë vrarë dhe kanë marrë jetë njerëzit, ndërsa këta të dy kanë falsifikuar dokumente për të përfituar miliona euro.

Këta janë persona në kërkim sepse ka një vendim për ta për arrest me burg nga gjykata e posaçme dhe ky vendim duhet të ekzekutuar nga policia dhe Interpoli. Këta duhet të jetë prioritet i policisë sepse janë publikuar edhe nga mediat. Unë pyes nëse janë shpallur në kërkim ndërkombëtar këta 2 persona? Është bërë ndonjë orvatje për lokalizimin e tyre?