Lista me 5 të kërkuarit, Qyno: Duhet të ishin përfshirë shumë emra të tjerë të botës së krimit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se policia e shteti ka shpallur në kërkim 5 persona të botës së krimit.

Sipas tij, në këtë listë duhet të ishin përfshirë edhe shumë emra të tjerë që dominojnë botën e krimit në vendin tonë.

Qyno: Sot jemi në një situatë tjetër ku policia e shtetit bën një nismë duke organizuar dhe etiketuar këta 5 persona që janë në kërkim dhe që kanë një afeksion më të madh të krimit në shoqëri. Nuk është se kanë një peshë më të madhe specifike të krimit, por në fakt kjo listë nuk është ajo kryesorja që janë lënë jashtë kësaj liste.

Këto emra janë shumë të përfolura dhe dominojnë botën e krimit në vend. Ata kanë edhe procese gjyqësore të hapura dhe të përfunduara, duke u dënuar edhe me dënime kapitale. Duhet të përfshiheshin të gjithë, jo vetëm këta 5. Talo Çelo është në kërkim për 2 vrasje dhe paratë në Rinas, por vetëm për këtë fundit ka një vendim.