Berisha: Basha dhe Alibeaj tentuan të manipulojnë grupin parlamentar, duan të krijojnë partinë e tyre

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj se kanë bërë gjithçka për të manipuluar grupin parlamentar të PD-së, duke mos njohur Kuvendin e 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

"Basha dhe Alibeaj janë angazhuar në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar. Duke u angazhuar në këtë proces ata i lejuan vetes të mbajnë, të vazhdojnë qëndrimin e mosnjohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit.Këtu fillon çdo gjë. Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka edhe tani që nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë 11 dhjetorin dhe votimin e 6 marsit".

Sipas Berishës qëllimi i tyre është drejt një partie të re.

"Ata bëjnë gjithçka për të krijuar partinë e tyre”.

Deklaratat Berisha i bëri në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv.