Përfundon numërimi, Shyqyri Dura do të drejtojë degën e PD-së në Berat
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 18 Prill 2022, 21:12
Shyqyri Dura duket se do të drejtojë degën e Partisë Demokratike për katër vitet e ardhshme pasi ka siguruar shumicën e votave të anëtarësisë që morën pjesë në zgjedhjet e sotme.
Në total kanë votuar 632 demokratë. Dura arriti të merrte 209 vota.
Ndërkohë kandidatët e tjerë në garë u votuan si më poshtë:
-Afrim Merko 159 vota
-Ermal Dollani 119 vota
-Oltion Merdari 63 vota
Dy fletë votimi u shpallën të pavlefshme.
