Caka: Veset e Metës i kanë bërë dëm PS. Rama do të vendos një person kukull në postin e presidencës

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka komentuar dhe zgjedhjen e Presidentit, si dhe deklaratat e mazhorancës,e  cila ka thënë se në këtë post nuk do të jetë një person që të ketë veset e Ilir Metës.

Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everest Dedaj, Caka tha se veset e Metës i kanë bërë shumë dëm Edi Rama pasi sipas saj kreu i shtetit ka reshtuar disa fitore ndaj këtij të fundit.

Ajo tha se figurat që do të propozohen nga Rama do të jenë kukulla.

Silva Caka: Veset e Ilir Metës, i kanë bërë shumë dëm PS, se ka humbur disa herë përpara Ilir Metës. Meta ka rreshtuar disa fitore  kundër Edi Ramës dhe gjithë klikës së tij të pushtetit. Mendoj se çdo figurë që do të propozohet nga Rama, nuk do të jetë asgjë tjetër veçse noterizues i të gjitha projektligjeve anti-kushtetuese që Rama është mësuar t’i kaloj në parlamentin e Shqipërisë, dhe njëkohësisht do të jetë një person kukull i vendosur atje. Por nuk është asnjëherë karrigia ajo që përcakton individin, por është individi që e bën karrigen.

Ajo theksoi më tej se: Ilir Meta ka bërë beteja në Kushtetuese, në organe ndërkombëtare, pikërisht për ato ligje që ishin anti-kushtetuese dhe Edi Rama kërkonte ti miratonte me  çdo kusht.