Drejt Greqisë me 8 kg kanabis në makinë, në pranga dy shqiptarë, ja çfarë sekuestroi policia
Dy shqiptarë të moshës 49 dhe 34 vjeç, janë arrestuar në kufirin greko-shqiptar, pasi janë kapur me 8 kilogramë kanabis.
Mediat greke, bëjnë me dije se gjatë një operacionin anti-drogë, policia ka ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbërt.
Gjatë kontrollit të automjetit në të cilin ndodheshin shoferi dhe një pasagjer janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me 8 kg dhe 140 gramë marijuanë.
Shqiptari 34 vjeç, emri i të cilit nuk është identifikuar kishte kaluar në mënyrë ilegale, kufirin për në Greqi.
Pasi ka kalaur kufirin ai është takuar me bashkatdhetarin e tij, 49-vjeçar.

Efektivët e policisë greke, ushtruan kontroll në banesën e drejtuesit të mjetit në Selanik, ku gjetën dhe sekuestruan 637 gramë marijuanë dhe 1 peshore elektronike.
Përveç kanabisit, dy të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 celularë e 4 karta SIM si dhe automjeti në të cilin u kapën.
