Sulmi rus, OKB: Rreth 5 mln ukrainas janë larguar nga vendi

Me sulmet që vazhdojnë në të gjithë Ukrainën, OKB-ja raporton se më shumë se 4.9 milionë ukrainas janë larguar tani nga vendi si rezultat i luftës.

Rreth 4.9 milionë ukrainas janë larguar deri më tani nga Ukraina si rezultat i luftës.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se që prej fillimit të luftës më 24 shkurt rreth 4,934,415 njerëz - kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar që nga Ukraina.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta kryesisht studentë dhe punëtorë migrantë, janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.