Pas Ramës, një tjetër kryeministër e pëson për mosmbajtjen e maskës, raportohet në polici

Pas kryeministrit Rama, i cili u shoqërua në dhjetor 2021 nga policia federale gjermane pasi refuzoi të vendoste maskën në avion, një tjetër kryeminsitre është raportuar në polici.

Bëhet fjalë për kryeministren skoceze Nicola Sturgeon e cila kishte shkelur rregullat e koronavirusit duke mos mbajtur maskën gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Skoci.

Ajo është raportuar në polici pasi një video ku shfaqej pa maskë duke shkelur ligjet e Skocisë për Covid-in u postua në rrjetete sociale.

Pas Ramës, një tjetër kryeministër e pëson për
Nicola Sturgeon

Ajo shihet pa maskë teksa flet me klientët  dhe i përkëdhel kokën një cuni të vogël i cili ndodhej në karrigen e sallonit.

Në Skoci është e detyrueshme me ligj mbajtja e maskës në shumicën e vendeve publike në ambientet e brendshme, duke përfshirë dyqanet, parukeritë dhe transportin publik.

Sturgeon kërkoi falje në dhjetor 2020 kur ajo shkeli rregullat e Covid duke hequr maskën e fytyrës në një funerali, duke e përshkruar atë si një "gabim budalla".

Një zëdhënës i Policisë së Skocisë tha: "Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë një ankesë, e cila aktualisht është duke u vlerësuar", shkruan The Guardian.