Florent Murati, rinovon banesën në Zvicër “Kështu mund të bëhemi të pavarur nga Putini"

Furnizimi me energji i Zvicrës nuk është më i sigurt. Çmimet e karburanteve po çmenden. Papritmas varësia është një problem – veçanërisht ai i gazit të Putinit. Zviceranët duan të çlirohen nga kjo, siç tregon një sondazh aktual i Sotomo-s i porositur nga “SonntagsBlick”: 62 për qind janë në favor të ndalimit të importeve ruse të energjisë.

 “Rinovimet dhe sistemet e reja të ngrohjes janë mjetet më të shpejta dhe më efektive për rritjen e efikasitetit të energjisë”, thotë Bernhard Lanzendörfer (61), CEO i Saint-Gobain WeberAG, një kompani ndërtimi e specializuar në izolimin e ndërtesave

Gazeta Zvicerane “Blick” sjell shembullin e  Florent Muratit, djalit 29 vjeçar i cili verën e kaluar bleu një shtëpi 50 vjeçare për familjen e tij prej 4 anëtarësh në Hägglingen në kantonin Aargau të Zvicrës.

Florenti, kreu i një kompanie ndërtimi ka vendosur të rinovojë godinën rrënjësisht.

Fasadat janë të izoluara me kujdes, dritaret moderne mbrojnë nga humbja e energjisë. Një sistem diellor furnizon me energji elektrike – duke përfshirë edhe karikues për makinat elektrike në garazh – dhe ka njësi të ruajtjes së energjisë dhe një pompë ngrohjeje ajri në bodrum.

Automatizimi gjithëpërfshirës lidh sistemet teknike dhe kontrollon funksione të tilla si muzika, alarmi dhe drita në një mënyrë që kursen energji.

Shtëpia e vjetër ishte dy kate. Tani Florent Murati po shton një kat të tretë.

”Vendimi ynë për të rinovuar ishte i duhuri”, thotë Florent Murati – veçanërisht duke pasur parasysh luftën në Ukrainë: “Në këtë mënyrë ne kursejmë para dhe ëhemi të pavarur nga Putini dhe qeveritë e tjera autoritare”.

Politikanët duhet të fillojnë të promovojnë një bonus për rinovimin e banesave dhe shfrytëzimin e këtyre mundësive, thotë Bernhard Lanzendörfer.