Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Joe Biden të vizitojë Ukrainën
"Unë mendoj se ai dëshiron", tha Zelensky kur u pyet nëse ishte në dijeni të ndonjë plani për një vizitë presidenciale të SHBA në Ukrainë gjatë një interviste me CNN.
"Por është vendimi i tij (Biden), natyrisht dhe kjo varet nga situata e sigurisë. Por unë mendoj se ai është lideri i Shteteve të Bashkuara dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të vijë këtu për të parë."
Biden u tha gazetarëve se SHBA do të vendoste së shpejti nëse do të dërgonte një zyrtar të lartë në Ukrainë si një shenjë mbështetjeje, por burimet sugjeruan për Reuters se administrata po konsideronte sekretarin e mbrojtjes Lloyd Austin ose sekretarin e shtetit Antony Blinken.
Komentet e Zelenskyt erdhën pasi kryeministri britanik, Boris Johnson vizitoi papritur Kievin, javën e kaluar.
Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha në një intervistë se Biden nuk kishte planifikuar asnjë vizitë.
