U vidhte çanta, portofola e telefona udhëtarëve, kapet ‘skifteri’ në Greqi (Video)

Një 28-vjeçar sirian, i cili grabiste në mënyrë sistematike udhëtarët në aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos”, është arrestuar ditën e sotme.

Ai është arrestuar më 16 prill, ndërkohë sipas mediave i riu ka të kaluar kriminale, pasi edhe më parë është arrestuar për vjedhje.

Ndërkohë janë publikuar edhe videot në të cilat shihet 28-vjeçari duke vjedhur çantat, portofolat, telefonat dhe tabletat e udhëtarëve.

Mësohet se emigranti sirian i shiste pajisjet e vjedhura në tregun e zi.