Klitschko kritikon hezitimin e Gjermanisë për të ofruar armë: Çdo vonesë kushton jetë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2022, 16:45
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka kritikuar qeverinë gjermane përngurimin në dërgesat e armëve.
“Ne kemi nevojë për armët e rënda nga Gjermania menjëherë. Çdo vonesë kushton jetë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë! Nuk mund ta kuptoj këtë debat” tha Klitschko për BILD.
Kryebashkiaku i Kievit nuk përjashtoi mundësinë që Putini mund të përdorë edhe armë bërthamore taktike.
"Për Putin duhet të mendojmë gjithçka!"
Përveç kësaj, Klitschko paralajmëroi përsërit qytetarët se nuk është koha ende për tu kthyer në Kiev.
"Kievi nuk është ende i sigurt, e pamë dje gjatë një sulmi me raketë."
