Lufta në Ukrainë, të moshuarit nuk pranojnë të largohen nga vendi, dalin me pushkë në krahë për t'u mbrojtur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2022, 17:20
Në fshatin ukrainas Serhiivka, në rajonin lindor të Donbasit, pothuajse nuk ka mbetur asnjë i ri.
Deri vonë kishte 1500 banorë në Serhiivka, por tashmë kanë mbetur vetëm të moshuar.
Sipas mediave të huaja në këtë fshat kanë mbetur vetëm 300 veta.
"Kam jetuar këtu gjatë gjithë jetës sime," tha Mykola Luhynets, një 59-vjeçar, pjesëtar i ri i njësive të mbrojtjes territoriale
"Unë do të qëndroj këtu në Serhiivka dhe do ta mbroj nëse është e nevojshme."
"Është e vështirë për të moshuarit të dalin në rrugë," tha Valeriy Duhelnyy, kreu i fshatit.
