Tronditet Stambolli nga një shpërthim i fuqishëm, raportohet për të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm tronditi lagjen Beyoğlu të Stambollit mëngjesin e sotëm, 18 prill.
Mediet turke raportojnë se shpërthimi ndodhi në kabllot nëntokësore.
Si pasojë e shpërthimit të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimeve, banorët që jetonin në zonë janë evakuuar për shkak të shpërthimit.
Pamjet treguan se re të mëdha tymi kishin "pushtuar" qiellin kur ndodhi ngjarja.
Deri tani nuk ka raportime për persona të vdekur.
Ofensiva ushtarake e Turqisë
Shpërthimi vjen në kohën kur Turqia ka filluar një ofensivë të madhe ushtarake ndërkufitare kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në pjesën veriore të Irakut.
Sipas raportimeve, ky operacion përfshin sulme ajrore duke përdorur avionë, helikopterë dhe dron, si dhe inkursion tokësor nga trupat komando.
Një lëvizje e armatosur guerile që lufton për një Kurdistan të pavarur, PKK është cilësuar si një grup terrorist nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.
A powerful #explosion occured in #Istanbul
— International Updates #Exclusive (@ImSandeepbhati) April 18, 2022
According to media reports, at least 10 people were injured pic.twitter.com/QmSAi94Wet
