“Katër raketa goditën qytetin”, regjistrohen shpërthime në Lviv të Ukrainës
Raportohet për të paktën pesë shpërthime në Lvivin perëndimor, një qytet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë.
Nuk ka pasur ende një deklaratë zyrtare për atë që ka ndodhur. Por nga vendi ku janë raportuar shpërthimet po ngrihet tym i trashë i zi dhe gri dhe një nga personat e ekipit të BBC pa një raketë në fluturim.
Një alarm i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit.
Sipas guvernatorit Makysm Kozytskyi, katër raketa kanë goditur rajonin Lviv.
Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram ai tha se këto janë "informacione paraprake".
Guvernatori i ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë të sigurt.
"Qëndroni në strehimore”, ka shkruar ai.
Javën e kaluar, qyteti raportoi se disa raketa lundrimi ruse u shkatërruan nga zjarri anti-ajror.
