Ukraina: Gjashtë të vdekur dhe tetë të plagosur nga sulmet ruse në Lviv

Gjashtë persona u vranë dh tetë të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë pas sulmeve me raketa ruse në qytetin  perëndimor të Ukrainës, Lviv, të hënën, 18 prill.

Kjo u raportua nga  Maksym Kozytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv.

"Sipas informacioneve nga Komanda e Operacioneve Ajrore Perëndimore, katër sulme me raketa në Lviv janë kryer sot", tha Kozytskyy në Telegram.

"Tre ishin drejtuar në infrastrukturën ushtarake. Njëra goditi një dyqan gomash."

Kozytskyy tha se vijojnë përpjekjet për të shuar zjarret të cilat shpërthyen pas goditjeve me raketa.