Sekuestrohet anija e peshkimit me gati 3 ton kokainë, vlera 90 milionë euro
Autoritetet spanjolle sekuestruan një anije peshkimi brenda të cilës ndodheshin 2.900 kile kokainë. Vlera e kokainës sekuestruar më 17 prill në brigjet e ishujve Kanarie, nëse do të hidhej në treg do të arrinte në 90 milionë euro.
Droga ishte fshehur në rezervuarin e karburantit të varkës dhe pesë anëtarë të ekuipazhit - katër turq dhe një gjeorgjian - u arrestuan, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga policia kombëtare spanjolle, garda kombëtare dhe ministria e financave.
Autoritetet bënë ndalimin e saj rreth 300 milje detare (mbi 550 kilometra) në jug të Kanarinave dhe më pas e tërhoqën drejt portit të Las Palmasit.
Spanja është porta kryesore për hyrjen e drogës në Evropë, me marihuanën që vjen nga Afrika e Veriut dhe dërgesat e kokainës që vijnë nga Amerika Latine.
