Çfarë po ndodh në Kinë? Konfirmohen vdekjet e para me Covid në Shangai, qyteti lufton me shpërthimin e pandemisë
Autoritetet shtetërore në Kinë duket se janë përballë një vale zemërimi nga qytetarët për shkak të masave shtrënguese anticovid.
Rastet me Covid- 19 , kryesisht në Shangai, kanë kaluar shifrën 320 mijë gjatë 45 ditëve të fundit që kur shpërtheu vala e re e pandemisë në vend.
Zbatimi "brutal" i masave në Kinë po shkakton zemërim në gjithë botën.
Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan se kanë humbur jetën 3 personat e parë për shkak të komplikimeve të Covid-19 në Shangai, pasi një bllokim u vendos në kryeqytetin financiar kinez në fund të marsit.
Gjigandi aziatik, ku autoritetet vazhdojnë të ndjekin një politikë "zero raste" të koronavirusit të ri, ka regjistruar zyrtarisht vetëm 4,641 vdekje për shkak të COVID-19 që kur SARS-CoV-2 u identifikua në territorin e tij në Ëuhan në fund të 2019.
Në një njoftim në faqet e rrjeteve sociale, qyteti i Shangait sqaroi se tre pacientët që vdiqën ishin të moshuar me sëmundje kronike.
Dy vdekjet e mëparshme nga COVID-19 në Kinë u raportuan në mes të marsit në provincën Jilin (verilindore), e cila kufizohet me Korenë e Veriut.
Në Shangai janë konfirmuar 19.831 raste asimptomatike të virusit në 24 orët e fundit nga 21.582 që u raportuan të shtunën, ndërsa janë regjistruar 2417 pacientë simptomatikë.
Shangai është goditur nga shpërthimi më i keq i pandemisë, shkruan protothema.
